Transporti hekurudhor i mallrave ka pasur një kthesë pozitive në muajin janar. Sipas raportit më të fundit të Institut të Statistikave, në janar 2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është rritur me 30%, krahasuar me janar 2019, njëkohësisht kjo edhe rritja më e madhe për muajin e parë të vitit, krahasuar me format e tjera të transportit të mallrave.
Instat tregon se në janar 2019, volumi i mallrave të transportuar në mënyrë hekurudhore ishte 2.378 ton për kilometër, ndërkohë për të njëjtën periudhë të 2020, kjo vlerë arriti në 3.091 ton për kilometër.
Në janar 2019 u transportuan 198 ton mallra përmes fluturimeve, kurse në janarin e vitit pasardhës, 177 ton. Transporti i mallrave në rrugë detare ka pësuarrritje me 10% për muajin janar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por njëkohësisht zotëron edhe pjesën dominuese të transportit të mallrave. Sipas Instat, në janar 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 64,8 miliardë lekë dhe 56.7 % e tyre u transportua me det.