Artisti shqiptar Helidon Haliti, mjeshtër i akuarelit ka çellur një ekspozitë në Kinë, ku bashke me një prej akuarelistëve të famshëm kinez, Xiaocheng Li, piktori shqiptar ka ekspozuar punët në Muzeun e Shantosë, një nga më të famshmit në Kinë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 20 shtator. Artisti i njohur shqiptar ka ekspozuar punët e tij sëbashku me mjeshtrin e akuarelit Li Xiaocheng , i cili është anëtar i Artistëve të Kinës , zëvendës drejtor i Këshillit Artistik të Akuarelit në Guangdong dhe dekani i Akademisë së Akuarelit të Chaoshan. Kjo është një ekspozitë e cila pas ekspozimit në Kinë do të jetë e hapur në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, nga data 20 deri 25 tetor 2017.
Burimi: Top Channel