“Heritage Fondation”, Shqipëria e 13 në botë për lirinë tregtare

258

big_konference_per_shtyp_lirite_ekonomike

“Heritage Fondation”, një nga institutet kërkimore më të njohur në fushën e ekonomisë e klasifikoi Shqipërinë si vendin e 13 në botë për nga lehtësia e të bërit tregti me jashtë. Renditja u bë publike në indeksin e lirisë tregtare.

Ky raport publikohet çdo vit nga “Heritage Foundation” dhe këtë vit vendi ynë rezulton të jetë i përmirësuar me 20 pozicione në renditje. Ky është një tregues domethënës për vendet  që aplikojnë barriera të ulta tregtare, që ndikon në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen  ekonomike.