Heroi i ditës/ Xhemili, elektriçisti çan dëborën deri në brez për t’u rikthyer energjinë elektrike banorëve

23

Në Shqipërinë tonë ka plot raste frymëzuese të njerëzve të thjeshtë, të punonjësve të përulur, që janë shembull për të tjerët edhe pse jo shpesh gjejnë vend në media.

I tillë është edhe rasti i Xhemil Mezinit, elektriçistit 57 vjeçar, që “çan” borën e dendur dhe sfidon acarin për t’u rikthyer energjinë elektrike banorëve të një fshati të thellë në Kukës.

Shumë e krahasojnë me ‘Dedën’ e filmit “Rrugë të Bardha”, veçse krahasimi nuk ka shumë vend. Xhemili është person real, një burrë i papërtuar, që e do punën dhe komunitetin të cilit i shërben.

Xhemil Mezini, 57 vjeç, vijoi punën në kushte shumë të vështira ditën e djeshme në fshatin Çajë në Kukës, për t’u kthyer energjinë elektrike banorëve të zonës. Faleminderit për sakrificë Xhemil/PO.AL