Heronjtë e QSUT realizojnë me sukses ndërhyrjen e rrallë, që nuk u realizua as nga klinikat jashtë vendit

370

Një lajm i mirë vjen nga QSUT.

Një ndërhyrje e rrallë në veshka, e cila nuk u realizua dot në asnjë strukturë jopublike në vend dhe nuk u mor përsipër edhe në disa klinika jashtë vendit për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është arritur të kryhet me sukses në qendrën tonë të ekselencës për operacione të vështira, në QSUT.

Kjo falë meritës së mjekëve tanë të talentuar në shërbimin e urologjisë dhe kushteve që janë krijuar në spitalin modern të kirurgjisë.

Ekipi i drejtuar nga dr. Aurel Janko, dr. Petrika Gjergo, dr. Amarilda Arapi, dr. Gjergj Karamitri dhe infermiere instrumentare Marsilda Allbani kanë realizuar ndërhyrjen delikate për heqjen e një tumori masiv në veshka (nefrektomi radikale dexter plus cavotomy me trombektomi) tek një 61-vjeçar dhe ndërhyrja që zgjati rreth 5 orë, ka përfunduar me sukses.