Hiqen shpenzimet për Roaming në Europe

316

Parlamenti Europian ka miratuar hapin e fundit drejt heqjes totale të shpenzimeve të Roaming. Marrëveshja formale është arritur mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Europan që në shkurt mbi çmimet e shitjes me shumicë që operatorët aplikojnë mes tyre për të ofruar shërbimin roaming.

Kjo ishte pengesa e fundit për të ndaluar kostot shtesë kur del jashtë shtetit, që do të hyjë në fuqi më 15 qershor. Konsumatorët mund të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të përdorin të dhënat e rrjetit teksa ndodhen në shtete të tjera të BE-së pa paguar tarifa shtesë.

Burimi: Top Channel