Hidhen në liqenin e Ulzës mbi 40 mijë rasate ballgjeri

57

Në Liqenin e Ulzës, ka nisur hedhja e rasatit të ballgjerit.

Falë mbështetjes së firmës Kurum janë hedhur sot në liqenin e Ulzës 40 000 copë rasate ballgjeri.

Ripopullimi me rasate të ballgjeritë, të kësaj specieje endemike të liqenit të Ulzës është një mbështetje për peshkimin në këtë zonë dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Parku Natyror Rajonal Liqeni Ulzës është një park tepër i vizitueshëm në periudhën e verës.

Parku natyror rajonal ka një sipërfaqe prej 4.206 ha, ku pjesën kryesore e zënë sipërfaqet me pyje dhe përfshin dy liqenet, të cilat janë zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh për zhvillimin e ekoturizmit.

Tashmë, Ulza është jo vetëm një destinacion turistik por dhe një liqen që ofron edhe mundësi ekonomike të kultivimit dhe të tregtimit të peshkut.