Histori suksesi, braktisën emigracionin për të nisur biznesin në Shqipëri

648

Në kohën kur të gjithë linin Shqipërinë për të shkuar në emigracion, vëllezërit Alijahaj lanë emigracionin për t’u kthyer në Shqipëri.

Tre vëllezërit Alijahaj e braktisën herët emigracionin, në vitin 1994 për tu kthyer në Shkoder, ku filluan të grumbullojnë qumështin e zonës.

E filluan biznesin e tyre me mjete artizanale, sot në fabrikën “Buna farm” janë 26 punonjës dhe një teknologji moderne pëpunimi, duke ofruar për konsumatorin të gjitha nënproduktet e qumështit.

Puna e tyre ka një dimension dhe impakt social mjaft të madh. Janë me qindra familje që përfitojnë nga grumbullimi i qumështit në zonë, duke ju imponuar atyre edhe standartet e nevojshme të produktit.