Histori suksesi/ Shqiptarja mes 125 njerëzve me ndikim në Kanada

263

Sipërmarrësja shqiptare Anaida Deti është një nga 125 historitë e suksesit dhe personat që duhen ndjekur gjatë 2022 sipas revistës kanadeze “Success 125”.

Me rastin e 125 vjetorit të themelimit të saj revista ka organizuar nje sondash me 125 njerëz me arritje të veçanta që duhen ndjekur gjatë 2022. Anaida Deti është e vetmja shqiptare në këtë listë.

Anaida është një profesioniste stomatologjike që ka ndërtuar një model biznesi si dhe fituese e shumë çmimeve. Tani ajo frymëzon dhe motivon profesionistë të tjerë stomatologjikë dhe gra sipërmarrëse për të ndjekur ëndrrat e tyre.