Histori suksesi/ Të rinjtë shqiptarë fitojnë çmimin e dytë në Olimpiadën e Robotikës në Meksikë

37

Një grup të rinjsh shqiptarë, të moshës 14-18 vjeç, u vlerësuan me çmimin e dytë në Olimpiadën e Robotikës në Meksikë.

Në garën Olimpike 2018 që u zhvillua në Meksikë, Team Albania u rendit mes vendeve fituese, me çmimin e dytë “Katherine Johnson” për dokumentimin inxhinierik.

Team Albania pritet të ngrejë për herë të tretë flamurin shqiptar në Dubai, ku do të mbahen garat e këtij viti në datat 24-27 tetor 2019.