Historia e Algendit, i riu që ndjek Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë

8

Algendi është nxënës në vitin e parë në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë në Tiranë.

Si çdo i ri ai ka planet, ëndrrat dhe dëshirat e tij.

“Përshëndetje! Unë quhem Algend Gjici, dhe ëndrra ime është të bëhem berber”, tha ai përmes gjuhës së shenjave.

“Unë u kënaqa shumë kur u hap për herë të parë këtë vit shkollor, shkolla e mesme. Sepse pasi mbarova 9-vjeçaren, unë rrija në shtëpi pa bërë asgjë. Ndaj jam shumë I lumtur që jam sot me shokët e mi dhe I falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur që ne të vazhdojmë shkollimin. Dua të bëhem berber, sepse mendoj se është një profesion shumë I mirë dhe ka treg pune. Unë po punoj aktualisht si ndihmës-berber. Ne do të donim të trajtoheshim si gjithë të tjerët. Nuk është e drejtë që personave që dëgjojnë t’u jepen më shumë mundësi shkollimi dhe punësimi dhe neve më pak. Kur dal nga instituti nuk ndihem i diferencuar, pasi kam komunikim shumë të mirë, sidomos në lagje që më njohin të gjithë dhe më respektojnë. Madje shokët e mi kanë mësuar paksa edhe gjuhën e shenjave.

Nuk do të doja të shkoja të jetoja dhe punoja jashtë Shqipërisë. Më pëlqen të jetoj në Tiranë. Është shumë e bukur dhe kam më shumë mundësi këtu. Do të doja të hapja biznesin tim, të punoj dh eta menaxhoj vetë. Njerëzit që nuk dëgjojnë munden. Nuk dua të jem shumë i pasur. Dua të pasurohem më punën time“, Algend Gjici, Nxënës, Instituti i Nxënësve të nuk Dëgjojnë.