Historia e Dritanit, që la Danimarkën dhe hapi baxho qumështi në Bulqizë

44

38-vjeçari Dritan Cani nga fshati Lenë i Martaneshit të Bulqizës, pas 12 viteve në emigracion rikthehet në vendlindje duke hapur një biznes privat për përpunimin e qumështit.

Një biznes i munguar ky, për Bulqizën, ku prej 30 vitesh nuk ka funksionuar asnjë baxho për përpunimin e qumështit.

Pasi mbarova shkollën e mesme, si shumë të rinj, emigrova në Greqi, ku punova 10 vite. Për të lëvizur më pas në Danimarkë, ku edhe punova 2 vite. Ka qenë një i afërmi im, që merrej me përpunimin e qumështit; më rekomandoi të merresha me këtë lloj biznesi, ku për hir të së vërtetës, nuk ndjehem i zhgënjyer”, shprehet Cani.

Ai tregon vështirësitë për të vendosur mbi zonën.

“Si fillim, për të testuar zonën, kemi nisur punën me përpunim vetëm të qumështit të dhisë, të cilin e sigurojmë jo vetëm nga zona e Bulqizës, por edhe më gjerë. Tregtimi i djathit nuk është problem”, thotë Dritani, “pasi pjesën më të madhe të prodhimit e bëjmë në Tiranë, plus edhe në zonën e Bulqizës dhe më gjerë, ku kërkesat kanë ardhur në rritje“.

Tashmë ish-emigranti biznesmen synon të zgjerojë aktivitetin duke synuar që vitin tjetër të hapë një baxho të re.