Historia e emigrantit të kthyer në Përmet, që shndërroi një nga godinat e vjetra në një pikë turistike

109

Ka me qindra histori frymëzuese të emigrantëve shqiptarë që janë rikthyer në vendin tonë dhe kanë ngritur bizneset  e tyre.

E tillë është edhe historia e Arbër Goga, i cili pasi u kthye nga emigrimi investoi në qytetin e Përmetit.

“Villa Përmet” mban “firmën” e Arbrit dhe është një histori frymëzuese për qytetin që vit pas viti është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik në jug të vendit.

Goga thotë se “duke restauruar një nga godinat më të vjetra dhe duke qenë shtëpia e dytë më e madhe në Përmet i dhamë një jetë të dytë ku të gjithë mund të vijnë të pushojnë një natë apo të kalojnë një fundjavë”. /Po.Al