Historia e fermerit që shndërroi shtëpinë në zonë të dedikuar për bletët

8
Në Ditën Ndërkombëtare të Bletëve, historia e Saba Durmës, është shembulli tashmë edhe i shumë fermerëve të tjerë, që e kanë shndërruar shtëpinë e tyre në një zonë të dedikuar për bletët.
Sabai tregon se, bletët kanë qenë gjithmonë pasioni i tij.
Pavarësisht dëshirës së tij të madhe, për Saba Durmën ka qenë shumë e vështirë zgjerimi i biznesit. Por falë mbështetjes në Skemën Kombëtare të qeverisë gjithashtu edhe të projektit të PNUD, “Forcimi i Masave Reaguese të Mbrojtjes Sociale pas Tërmetit në Shqipëri”, Saba Durma tashmë e ka zgjeruar biznesin me koshere të reja.
Pasioni i tij për përkujdesjen ndaj bletëve, është aq i madh, saqë po punon vazhdimisht me djalin e tij për t’i injektuar ndjenjën e kujdesit dhe përkushtimit që duhet të përfshijë aktivitetin e “bërjes së mjaltit”.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po mbështet zbatimin e Projektit “Forcimi i Masave Reaguese të Mbrojtjes Sociale pas Tërmetit në Shqipëri” që është një iniciativë e zbatuar nga PNUD dhe financuar nga Fondi i Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG Acceleration Fund) dhe Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë dhe Finlandës.
Bletari është tashmë në fokus të veçantë të politikave mbështetëse të MBZHR, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të saj dhe të ekonomisë rurale.
/ata.gov.al