Në kuadër të muajit Tetor, muajit të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down do të sjellim historinë e veçantë të një djali 24 vjeçar, Robert Kupit. Prej disa muajsh punon me orar të reduktuar dhe në kushte të përshtatshme, në njërin prej dyqaneve të mirënjohura të Fashion Group Albania në kryeqytet, me organizimin dhe sistemimin e produkteve të ndryshme.
Lumturinë që i sjellë kjo punë e shohim në sytë e Robertit, të cilin e gjen në cdo cep të dyqanit i gatshëm për të kryer punën e radhës.
Një kromozom më shumë nuk e pengon aspak që ai të jetë bashkëpunues si me klientët por dhe stafin që punon, duke i dëgjuar me vëmendje dhe zbatuar këshillat që i japin.
Praktika të tilla mjaft frymëzuese, tregojnë hapësirat që krijohen kur bizneset bashkëpunojnë për të shtuar vlerat në shoqëri.