Historia e shqiptarit, nga emigrant në ligjerues në universitetin më të famshëm në botë

50

Duket sikur jeta e vështirë prej një refugjati është shndërruar në forcë për shumë shqiptarë që gjatë kohës së luftës në Kosovë morën rrugën në vende të ndryshme të botës për të pasur një jetë më të sigurt.

Shumë nga këta persona sot gëzojnë një jetë me plot suksese e madje disa edhe me një famë të madhe botërore, çka ka bërë që shqiptarët të ndihen krenarë me këta emra.

Një ndër ta është edhe djali nga Kosova, Gezim Gashi. Ai është shqiptari i parë në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë. Ai është një prej emrave më të njohur shqiptar në botën e artit në Suedi dhe emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles.

Por, degëzimet e suksesit për të po shtohen çdo ditë e më shumë.

Përderisa të gjithë e ëndërrojnë shkollimin në Universitetin më prestigjioz në botë “Harvard”, Gashi është ftuar për të ligjëruar para studentëve nga gjithë bota. Kjo padyshim që është një arritje e madhe për të duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.

Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post

Ligjërata nga Gëzim Gashi do të mbahet më datë 9 mars 2020, në Universitetin e Harvardit.