Historia e shqiptarit, që u bë këngëtari dhe muzikanti më i madh i Kostandinopojës në shek. XI

102

Jan Kukuzeli figurë e shquar e kulturës muzikore bizantine, me origjinë nga Durrësi. Lindi rreth viteve 1070-1075. U pranua në shkollën e pallatit perandorak në Kostandinopojë, ku u shqua si më i afti dhe u mbiquajt Kukuzeli.

Ishte drejtues i këngëtarëve antikë dhe maistor i kapelës perandorake, bëri emër si këngëtari dhe muzikanti më i madh i Kostandinopojës në shek.XI.

Pasi ra në kontradiktë me perandorin e Bizantit, u vendos në malin Athos në manastirin Laura e Madhe, ku u morr me studime muzikore. Jan Kukuzeli krijoi sistemin e shkrimit muzikor, i quajtur shkrimi kukuzelik.

Notacioni muzikor i tij u përdor për afro disa shekuj në muzikën kishtare. Kukuzeli ishte edhe pedagog, poet e himnograf; shkroi disa vepra didaskalike të rëndësishme për historinë e muzikës.