Historia frymëzuese e Dervisit/ U rikthye nga Londra, ka 400 krerë dhi franceze me prodhim vjetor 360 tonë

172

Në rrethinat e Tiranës, me mbështetjen e skemave kombëtare është ngritur një tjetër model zhvillimi i fermave të mëdha blegtorale në vend, me 400 krerë dhi dhe një prodhim vjetor 360 tonë qumësht.

“Bonum” shpk është një sipërmarrje kurajoze në rrethinat e Tiranës, që po zhvillohet prej vitesh, falë edhe mbështetjes që ka marrë edhe nëpërmjet skemave kombëtare. Një fermë blegtorale me 400 krerë dhi franceze, të racave Alpine dhe Saana, e cila drejtohet nga Dervis Kanina. Ai ka qenë student i shkëlqeyr i kolegjit amerikan në Bullgari, pastaj ka punuar në Londër. Një i ri që me pasionin për punën, ka vendosur të kthehet nga jashtë, dhe me eksperiencën e akumuluar prej shkollës dhe punës atje, vendosi të punojë në një sektor krejt të ri për të.

Shembulli i kësaj sipërmarrje duhet të shërbejë si një thirrje për të rinjtë, të cilët duhet të angazhohen në sektorin e blegtorisë pasi ka mundësi punësimi për ta./Poal