Historia ndryshe / Zvicerania që 14 vite më parë zgjodhi Shqipërinë për të jetuar

34

Të “braktisësh“ Zvicrën për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me Maria Medinën një zvicerane që ka zgjedhur Shqipërinë si shtëpi të sajën. Dashuria që ka për kafshët, ka bërë që ajo të hapë edhe një fermë në afërsi të Vaqarrit. Medina tregon me entuziazëm arsyen e zgjedhjes së Shqipërisë dhe  çfarë përmban ferma “Ndihma për kafshët“.

“Në total kemi 300-340 kafshë por shifrat ndryshojnë pasi disa shërohen dhe adoptohen nga familjet. Nga këto 210 ose 215 janë qen. Kemi edhe 70 mace,“- shprehet Medina.

Qendra “Ndihma për kafshët“ strehon vetëm ato kafshë të cilat kanë vërtetë nevojë për kurim. Nëse gjendja e tyre shëndetësore përmirësohet, ato mund të adoptohen vetëm nga familjarët.