HISTORIKE/ Ja momenti kur sonda e NASA-s ulet në mars, shihni pamjet (VIDEO)

40

Sonda më e fundit e NASA-s zbriti të enjten në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar.

Hyrja e sondës “Perseverance” në atmosferën marsiane filloi në 3:55 pasdite dhe kaloi me sukses një proces shtatë minutësh që shkencëtarët thanë se ishte i suksesshëm. Gjatë uljes, NASA nuk kishte aftësi të kontrollomnte sondën, por shkencëtarët ishin ne kontakt me pas uljes dhe morën imazhin e parë nga sonda.

Pjesë e procesit të komplikuar të uljes ishin parashutat, zbritja me shtytje motorike dhe një “vinç qiellor”, i cili e uli sondën në sipërfaqen e Marsit duke përdorur kabllo.

‘Perseverance’ zbriti në Kraterin Jezero, i cili besohet të jetë një shtrat i lashtë liqeni. Atje, do të kërkojë shenja të jetës së lashtë.

Terreni rreth vendit të uljes është shkëmbor, duke e bërë uljen të vështirë, por NASA tha se sonda është e përgatitur për këtë sfidë.

NASA ka ulur me sukses nëntë nga dhjetë sondat në Mars.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur sonda me sukses në Mars

Njerëzimi ka dërguar në planetin Mars anije hapësinore që nga vitet 1960-të, disa të suksesshme e disa jo. Vetëm tetë mjete hapësinore janë ulur në Mars, të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.