Historike! Kosova renditet e para në kampionatin Evropian të xhudos

18

Xhudistët kosovarë tashmë kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke bërë që Kosova të jetë përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të Portugalisë.

Në këtë kampionat xudistët nga Kosova kanë fituar dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta.

Pas Kosovës, e dyta renditet Turqia, Franca e treta, Gjeorgjia e katërta dhe Holanda e pesta. Top 10-shën e mbyllin, Rusia, Italia, Sllovenia, Belgjika dhe Portugalia.