Historike! Një shqiptare zgjidhet për herë të parë deputete në Bundestagun gjerman. Njihuni me Afërdita Sukën

60

Afërdita Suka, e cila garoi me Partinë e Gjelbër në Landin e Berlinit, është deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman. Sipas exit poll-eve kjo parti ka arritur të fitojë një numër ulësësh të konsiderueshëm, prej 114 të tilla ose 14.3% të votave.

Ajo postoi rezultatin në profilin e saj në Facebook duke falenderuar të gjithë ata që e mbështetën.

Suka, me origjinë nga Kosova, është anagzhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve prej vitesh dhe është vlerësuar më një sërë çmimesh të ndryshme. Edhe pse garoi në një lagje të banuar nga shumë pak shqiptarë, mbështetja për të qe jashtëzakonisht e madhe.