Historike/ Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

401

Parlamenti Europian ka marrë një vendim fantastik gjatë ditës së sotme. Qytetarët e Kosovës janë një hap më pranë lëvizjes së lirë, pasi eurodeputetët kanë votuar pro liberalizimit të vizave.

Pro heqjes së vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian, ndersa 186 votuan kundër

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.

Pas votimit Fajon deklaroi se qytetarët e Kosovës janë një hap më pranë lëvizjes së lirë.

‘Qytetarët e Kosovës janë një hap më pranë lëvizjes së lirë. Sfida e radhës është bindja e qeverive të BE. Kjo nuk është vota finale, por shume e rëndësishme”, deklaroi Fajon

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

Liberalizimi i vizave nxjerr kosovarët nga izolimi, pasi aktualisht nuk lejohen të lëvizin lirshëm në zonën ‘shengen’.

Ky është një vendim që vë në vend dinjitetin e kosovarëve, pasi ishin populli i vetëm i Ballkanit që duhej të pajiseshin me vizë për të udhëtuar në vendet e BE.