Historike! Shqipëria hap zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian

29

16 vjet pas firmosjes së  marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Shqipëria hodhi sot një hap të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në Bruksel u mbajt sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, që shënon hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Nëse ka një temë që i bashkon shqiptarët, është identiti evropian dhe dëshira për të bërë pjesë e familjes së BE.

Na priftë e mbara!/Poal