Historitë e 6 vajzave të apasionuara pas motorsportit

10

Ajeta Puca, sipërmarrëse, tregon historinë e saj të dashurisë me motorin.

“Babai im ka qenë usta hidraulik dhe për herë kam ikur tek puna e babit dhe më ka pëlqyer ajo që shikoja, hidraulik, makina dhe që fëmijë 9 vjeç kam filluar të pëlqej makinat, kamionët. Çdo gjë që ka pasur lidhje që mund të bëjë një çun m’i ka dhënë mua babi. Unë motorin e kam dashur përherë, po arsyeja se familja më thoshte mos e prek motorin është shumë e rrezikshme e kështu, deri te një moshë nuk e kam filluar fare. Pastaj në periudhën e COVID-it, po kaloja para një dyqani motorësh dhe u futa në dyqan dhe i thashë, unë dua të blej një motor. Më tha, di ta përdorësh dhe i thashë jo. Më tha shko në një kurs, mësoje, pastaj hajde dhe merre motorin. Kështu bëra kursin, mora patentën dhe u dashurova”, tha ajo.

Ndërsa Idi Daka, co-pilote e “SpeedHunters Albania“ rrëfen historinë e saj të dashurisë me makinat.

“Në lodrat e mia, kur kam qenë e vogël, unë kisha dhe makina dhe kukulla. Mbaj mend që kam pasur një traktor të vogël të verdhë. Kam pasur një ndjesi shumë të veçantë për sa i përket lidhjes me makinat. Deri tani në timon jam shumë e sigurt me veten. Më ka shërbyer edhe eksperienca e familjes, kemi pasur makina, furgona. Gjyshin e kam pasur instruktor nga të parët për shumë vite. Është vërtetë kënaqësi që unë të merrem dhe të praktikoj këtë sport”, tha ajo.

Edhe Ueda Kaçi rrëfen historinë e saj dhe dashurinë për motorin.

“Pasioni për motorin ka lindur ende pa lindur unë, sepse kur mamaja ime ishte shtatzënë, besoj se atëherë ka qenë xhiro ime e parë me motor. Me pas kur unë linda, babi më merrte me vete në xhiro me motorë, gara me motorë, duke ma nxitur këtë pasion akoma më shumë”, tha ajo.

Jasmina Gjoshi, pilote e “GoKart”, rrëfen historinë e saj të lidhjes me makinat.

“Mua më pëlqen “GoKart” sepse më jep ndjesi lirie dhe e kam shumë qejf kur fitoj një garë. Kur kam filluar t’i jap? Për herë të parë unë kam qenë 8 vjeç. Unë e kam parë babin dhe kam qenë shumë kurioze. Babin e shoh rival kur jam në pistë”, tha ajo.

Nensi Vathi, pilote e “GoKart”, teksa tregoi historinë e saj tha se, “unë kam qenë 7 vjeç kur e kam ngarë për herë të parë “GoKart”. Me ka nxitur babi duke para garat e Formula 1 çdo të diel. Mund ta tregoj se edhe vajzat janë të mira në motosport”, tha ajo.

Luisa Zaçe, pilote e “GoKart” tha se, “kam qenë 5 vjeç kur u kam dhënë makinave. Kur shkuam në Marsej ishte krejt ndryshe. “GoKart” na ndihmon që kur të marrim patentë të jemi edhe më të sigurta në rrugë”.

/ata.gov.al