Holle, biletari, ambiente çlodhëse dhe për taksi/ Terminali Lindor i Tiranës drejt fundit, ja kur do jetë gati (FOTO)

259

Studentët dhe qytetarët, të cilët udhëtojnë nga lindja drejt Tiranës dhe anasjellas, nuk do të presin me orë të tëra për të marrë autobusin.

Terminali Lindor i autobusëve qytetas dhe ndërqytetas në kryeqytet pritet të jetë gati në fund të shtatorit.

Terminali Lindor i autobusëve në kryeqytet do të ketë 65 vende për mjete, ndërkaq është menduar të ketë edhe një stacion për shërbimin taksi dhe linjat e transportit urban.

Terminali i ri, në afërsi të Unazës së Madhe dhe autostradës Tiranë-Elbasan, do të përbëhet nga mjedise të hapura, hollet, sallat e pritjes së qytetarëve, biletaritë, si dhe ambiente çlodhëse.

Sipas autoriteteve, 1/3 e trafikut në Tiranë vjen nga juglindja, që na lidh jo vetëm me Elbasanin, Librazhdin, Prrenjasin, Pogradecin, Korçën dhe Ersekën, por edhe me transportin ndërkombëtar nga Greqia, Turqia, Maqedonia dhe distanca të tjera. Kurse, 2/3 e trafikut vjen nga zona e Shqiponjës