Hotel “Borova”, destinacion turistik në Kolonjë

2

Hotel “Borova” është një tjetër destinacion turistik në Kolonjë.

”Borova” është një tjetër destinacion turistik në Kolonjë. Hoteli dhe restoranti mirëpret me qindra turistë çdo vit, të cilët përtej gatimeve tradicionale kanë mundësi të çlodhen edhe me pamjen e mrekullueshme që fal mali i Gramozit.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

Janë 1.9 milionë më shumë se, viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

Po ashtu, raporti jep të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi. 85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3.7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit.

/ata.gov.al