Hurma, fruti më i mirë i vjeshtës

251

Vjeshta është stinë e pasur fruta por hurma është fruti me më shumë vlera ushqyese. Hurmat janë konsideruar fruti me shumë energji, janë të pershtatshme për fëmijët, të moshuarit dhe personat qe merren me sport.

Hurma është një frut me sasi të madhe të sheqerit. Konsumi i hurmës nuk është i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo obeziteti, por rekomandohet në rast të humbjes së oreksit, stresit fizik, lodhjes dhe aktivitetit sportive. Hurmat duhet të hahen të papërpunuara, në këtë mënyrë, është i garantuar furnizimi me vitamina dhe minerale, duke përfituar nga çdo efekt pozitiv. Hurma rekomandohet edhe në rastet e çrregullimeve të mëlçisë. Ilaç i shkëlqyer natyror kundër stresit, në rastin e lodhjes dhe dobësive të përgjithshme. Së fundi, hurma ka një aktivitet të rëndësishëm mbrojtës kundër shpretkës, pankreasit, stomakut dhe zorrës së hollë.

c775195f1f15f660541c3131964def58

Burimi: Revista Class