Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të patentave

40

Zyrtarizohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Pas marrëveshjes mes dy shteteve, vendimi është botuar dje në Fletoren Zyrtare.

Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.

Marrëveshja është në fuqi për 5 vite, ndërsa më pas palët do të rikthehen për rinovim.

Sipas marrëveshjes së publikuar në Fletoren Zyrtare, konsiderohen situata të veçanta, ato që kanë të bëjnë me drejtuesit me kërkesa të veçanta, që kërkojnë përshtatjen e automjeteve, krahasuar me konfigurimin standard ose përdorimin e protezave.