Hyn në fuqi vendimi/ Rriten me 15% pagat për mësuesit në Shqipëri

68

Viti 2021 ka nisur me një lajm të mirë për mësuesit pasi ka hyrë në fuqi rritja e pagave edhe për këtë kategori.

Sipas vendimit, nga 1 janari i vitit që sapo kemi hyrë, pagat e mësuesve janë rritur me 15%.

Mësuesit u përfshinë në vendimin e qeverisë për rritjen e pagave zyrtarizuar në dhjetor, përkrah mjekëve, të cilët përfituan një rritje prej 40 për qind.

Fondi aktual i pagave për sektorin publik ka shkuar në 710 milionë dollarë.

Paga mesatare e sistemit arsimor në Shqipëri për vitin 2020 ishte 65.800 lekë, e cila me rritjen prej 15% arrin shifrën 72.000 lekë.

Lajmi i mirë/ Nga sot, pagat e mjekëve dhe infermierëve rriten me 40%