I dhuroi kursimet Kryqit të Kuq, 6 vjeçari shqiptar bën jehonë në mediat italiane: Një histori që të ngroh zemrën

32

Kolton Ndoj, një 6-vjeçar shqiptar në Itali, ka prekur zemrat e shumë njerëzve si dhe ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, prej gjestit të bërë prej tij gjatë festave të fundvitit.

Kolton ia ka dhuruar të gjitha kursimet e tij Kryqit të Kuq në Itali për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Prej disa kohësh, ai i kishte thënë nënës së tij se do të donte të ndihmonte fëmijët, që edhe ata të kishin lodra për festa.

Edhe pse është vetëm gjashtë vjeç, vogëlushi shqiptar donte që qëllimi i tij të mos mbetej vetëm në fjalë, ndaj dhe vendosi që natën e Krishtlindjeve t’ia dhuronte derrkucin me kursimet e tij Kryqit të Kuq.

Për ta falënderuar, Kryqi i Kuq vendosi ta ftoj në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin Danilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi.