I fundit i eposit të kreshnikëve, ‘magjistari’ i lahutës nga Malësia e Madhe

26

Jonuz  Delaj është lahutari më i rrallë në Malësinë e Madhe. Ai është një trashëgimtar i vërtetë  i traditës, historisë dhe krenarisë së lashtë të Eposit të Kreshnikëve.

Prej 64 vitesh Jonuz Delaj nuk resht duke i kënduar e shkruar këngë Malësisë, historisë së saj të lavdishme, traditës, kulturës e personazheve më të rëndësishëm në shekujt e gjatë të Malësisë.

Jonuz Delaj në moshën 6 vjeçare filloi t’i binte lahutës, në një moshë kur lahuta ishte më e madhe edhe se vetë artisti. Këtë instrument muzikor e ka trashëguar nga babai dhe gjyshi që ishin mjeshtra të lahutës.