I pari në botë/ “Ndizet” treni me shpejtësi 350 km/orë dhe pa shofer

63

Kina sapo ka shënuar një tjetër moment historik në planet e saja avangardë mbi zgjerimin hekurudhor me shpejtësi të lartë.

Ndërsa duhen edhe dy vite nga fillimi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, linja e re hekurudhore me shpejtësi të lartë 174 kilometra e gjatë që lidh kryeqytetin me qytetin pritës Olimpik Zhangjiakou sapo ka hyrë në funksion, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis dy vendeve nga tre orë në 47 minuta.

Kjo bukuri, pjesë e serisë Fuxing të Kinës, mund të shkojë deri në 350 kilometra në orë pa një shofer në krye të saj dhe thuhet se është i pari në botë i këtij lloji. Është quajtur gjithashtu edhe hekurudha e parë e zgjuar në botë me shpejtësi të lartë.

Koha e nevojitur për ndërtimin e saj ka qenë 4 vjet duke lidhur Pekinin, Yanqing dhe Zhangjiakou, pikërisht tre nga qytetet që do të presin eventin e Lojërave të ardhshme Olimpike.

Rruga do të ndalet në 10 stacione, përfshirë Badaling Chang Cheng, seksioni më i njohur i Murit të Madh të Kinës.

Hekurudha Chongli, një linjë degë nga hekurudha Jing-Zhang, është gjithashtu e hapur dhe do të transportojë pasagjerët nga kryeqyteti në Stacionin Taizicheng, vetëm një hap larg nga disa vende ku do të zhvillohen garat e skive dhe fshatit olimpik. (CNN)