“Identiteti kombëtar dhe Diaspora”, ekspozita në kuadër të Samitit të Diasporës

298

15032846_10211308478529107_4539845275643177383_nPërmes 265 antikuaresh, librash, revistash, etj., dhe rreth 100 dokumente të statuteve të shoqërive patriotike e letrare, portrete, imazhe e pjesë të tjera dokumentuese, u synua të shenjohet një nga rrugëtimet më mbresëlënëse të diasporës shqiptare.
Kësaj ekspozite iu shtuan simbolikisht edhe vlerat e paçmueshme të rreth 270 librave nga Biblioteka e mirënjohur e Faik Konicës, që tashmë do të pasurojnë fondet e Bibliotekës Kombëtare, si dhe një letër dorëshkrim i intelektuales me origjinë shqiptare Dora D’Istrias, shkruar në vitin 1862.
BKSH i akordoi z. Agron Alibali dhe z. Gjino Luka “Çertifikatën e Mirënjohjes” si shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe punën e tyre të çmuar në pasurimin e fondit të vlerave të rralla të bibliotekës. Në përmbyllje të aktivitetit,
Biblioteka Kombëtare shpalli edhe Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë – Lumo Skëndo për vitin 2015 dhe për vitin 2016. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë – Lumo Skëndo 2015 iu dha “Botimeve Françeskane” për botimin bibliografik “Libri Antikuar për Shqipërinë në Bibliotekën Françeskane” të autorit At Vitor Demaj, OFM dhe autores Siva Kodheli. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë – Lumo Skëndo 2016 iu dha “Botimeve KULT” për koleksionin e revistës së mirënjohur “Albania” të Faik Konicës.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët në deri në datë 29 nëntor 2016.

15094317_10211348663173698_2403090135096269525_n 15095625_10211290941850701_2573410386357300453_n