Igli Tare mes 5 kandidatëve për drejtorin sportiv më të mirë të vitit në botë

14

Në 29 dhjetor “Globe Soccer”, do të ndajë çmime për lojtarin, trajnerin dhe drejtorin sportiv më të mirë të vitit.

Bie në sy se një ndër pesë konkurrentët për drejtorin më të mirë sportiv është Igli Tare, shqiptari i “Lacios” që përfaqëson edhe “Serinë A”. Një arritje e madhe kjo për drejtorin sportiv të “Lacios”, i cili në këtë garë do të jetë së bashku me Erik Abidal të “Barcelonës”, Mark Overmars të “Ajaksit”, Andrea Berta të “Atletikos së Madridit” dhe Edwards të “Liverpulit”.

Për lojtarin më të mirë të vitit janë 7 kandidatë si, Ronaldo, Mesi, Salah, Mane, Alison, Van Dajk, Bernardo Silva etj., futbollistë të cilët shkëlqyen në sezonin që lamë pas. Mes kandidatëve për trajnerin më të mirë ndodhet ish-trajneri i “Juventusit” Alegri, Jurgen Klop, Erik ten Hag i “Ajaksit”, Djamel Belmadi, që cili fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës, me Algjerinë, dhe Fernando Santos i cili fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë.