Ilaçi më i mirë për të luftuar lodhjen

31

Kujdesi për veten duke rritur aktivitetin fizik është ilaçi më i mirë për të luftuar lodhjen.

Edhe pse është gjëja e fundit që dëshironi të bëni kur jeni tashmë të lodhur dhe pa forcë, ushtrimet shpesh janë një nga mënyrat më të mira për ta luftuar atë.

Thjesht gjeni një aktivitet që ju pëlqen dhe që ju mban në lëvizje, të tilla si një mësim vallëzimi, arte marciale ose një udhëtim të thjeshtë me biçikletë. Duke e bërë këtë ju do të ndiheni më energjik, duke forcuar zemrën, muskujt dhe mushkëritë dhe në të njëjtën kohë duke stimuluar hormonin e lumturisë, endorfinat.

Të gjitha të shoqëruara me një dietë mesdhetare, të bazuar në drithëra, perime, bishtajore, peshk, vaj ulliri, fruta të stinës apo një gotë verë të kuqe.

Kufizoni përdorimin e mishit dhe yndyrnave shtazore. Shmangni ushqimet e konservuara dhe të paketuara, ushqimet e shpejta, salsiçet, ushqimet e skuqura, sheqerin e rafinuar, alkoolin, kafen dhe duhanin.