Illyrian dhe Arber, ja dy yjet që moren sot emra shqiptarë dhe që do i përkasin Shqipërisë

106

Sot Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve çertifikoi zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit Arber për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet.

Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqënie të kombit tonë!

Le të jetë planeti Arber një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor!

Le të jetë Arberi simboli i progresit të pandalshëm të inteligjencës sonë!

Le të jetë ky planet mik, një pasqyrë për të parë me dashuri Tokën tonë të bekuar, ku natyra na fali jetën./ Informacion nga shkencëtarja: Mimoza Hafizi