Imazhe të trashëgimisë kulturore do të “veshin” Universitetin Politeknik

2

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës dhe Siteve kujtohet prej vitit 1983 kohë kur Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s u rekomandoi shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti si “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike”.

Tema e këtij viti “Heritage Changes” (Ndryshimet në Trashëgimi) thekson nevojën urgjente për të trajtuar pasojat e ndryshimeve klimatike, në monumentet dhe sitet historike.

Sot në orën 20:00, godina monumentale e Universitetit Politeknik të Tiranës (Korpusi) do të mbulohet me imazhe të objekteve të trashëgimisë sonë.

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe siteve arkeologjike paraqet një mundësi për të gjithë komitetet kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë. Në këtë ditë ofrohet mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, banorëve të zonave historike, rreth vlerave muzeale dhe kërkohet përpjekje për të mbrojtur, konservuar, restauruar dhe rijetësuar dhe vënë ato në dobi të një turizmi kulturor me cilësi.

/ata.gov.al