Impianti modern në Lezhë, zgjidhet problemi i trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore

25

Shqipëria do të zgjidhë përfundimisht problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, të cilat deri më tani ndotnin mjedisin dhe rrezikonin gjithashtu jetën e njerëzve.

Në ish zonën industriale të Lezhës ka përfunduar tashmë impianti modern, që i riciklon dhe i shndërron në lëndë të parë për blegtorinë këto mbetje. Investimin kap vlerën rreth 1.5 milionë euro.

Produkti në këtë fazë është i gjithë i kontraktuar për t’u shitur në vendet e rajonit, BE-së dhe Azisë, por kompania ka si objektiv fillimisht plotësimin e nevojave brenda vendit me ushqim për kafshët dhe fertilizantë për bujqësinë.

Krahas 30 të punësuarve sapo kompania të shfrytëzohet me kapacitet të plotë, vlerë e shtuar e këtij investimi është gjithashtu impakti i madh që do të ketë në uljen e kostove të ushqimit për blegtorinë, si dhe minimizon rrezikun e sëmundjeve zonotike tek kafshët. Rrjedhimisht në këtë mënyrë është i mbrojtur edhe shëndeti i konsumatorit.