Importi i makinave të përdorura, ja kriteret që duhet të përmbushin

104

Qeveria është tërhequr nga vendimi fillestar numër 633,  i marrë  tetorin e shkuar, që vendoste kufizime lidhur me importet e makinave të përdorura me vjetërsi mbi 10 vjet.

Ndryshimet e miratuara në mbledhjen e Qeverisë për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike:

-Afati i hyrjes në fuqi të VKM shtyhet deri në 31 dhjetor të 2019

-Zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018.

-Automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë pas 1 janarit 2019 duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.