Inaugurohet loti i parë i aksit kombëtar Korçë-Ersekë

275

Përfundojnë punimet për ndërtimin e lotit të parë të aksit kombëtar Korçë-Ersekë.

Aksi i ndërtuar ka një gjatësi 17.6 kilometër dhe është një rrugë e kategoricë “C1”.

Me kërkesën e Bashkisë Korçë projekti ka pësuar ndryshime gjatë zbatimit të tij ndërsa në zonën urbane rreth 2 kilometër është plotësuar edhe me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor, trotuaret.

I gjithë projekti për lidhjen e Korçës me Ersekën është i ndarë në 3 lote.