Indeksi i gjuhëve të fuqishme, ja cilat janë gjuhët më të fuqishme aktualisht

271

Sot në botë fliten më shumë se 6000 gjuhë, por 2000 prej tyre kanë më pak se 1000 folës. Për më tepër, vetëm 15 prej këtyre gjuhëve përfaqësojnë gjysmën e gjuhëve të folura në botë.

Në një botë të globalizuar, njohja e gjuhëve është thelbësore për lehtësimin e komunikimit dhe për të lejuar njerëzit të marrin pjesë në veprimtaritë kulturore, ekonomike dhe sociale të shoqërisë. Një pyetje me vend do të ishte: cilat janë gjuhët më të dobishme? Nëse një jashtëtokësor do të zbriste në Tokë, cilën gjuhë do t’i leverdiste të mësonte për të komunikuar më mirë me qeniet njerëzore?

Për të matur efikasitetin e një gjuhe, duhet të marrim parasysh dyert (mundësitë) që ajo hap. Në përgjithësi, gjuha ofron pesë mundësi:

1. Gjeografia: aftësia për të udhëtuar
2. Ekonomia: aftësia për të marrë pjesë në ekonomi
3. Komunikimi: aftësia për t’u angazhuar në dialog
4. Njohuritë dhe media: aftësia për të konsumuar njohuritë dhe median.
5. Diplomacia: aftësia për t’u angazhuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Atëherë cilat janë gjuhët më të fuqishme?

Bazuar në mundësitë e lartpërmendura, mund të ndërtohet një indeks për të krahasuar/renditur gjuhët sipas efikasitetit të tyre në fusha të ndryshme. Power Language Index (Indeksi i Fuqisë së Gjuhës) përdor 20 tregues për të matur ndikimin e gjuhës (shih Tabelën 1).

Në tabelën 2 janë renditur 10 gjuhët më të fuqishme sipas PLI-së. Anglishtja është gjuha më e fuqishme. Ajo është gjuha mbizotëruese e shtatë kombeve të G7-ës dhe trashëgimia britanike i ka dhënë një pozitë ndërkombëtare. Ajo është lingua franca e botës.

Gjuha mandarine që renditet e dyta, është vetëm sa gjysma e anglishtes për nga fuqia. Frëngjishtja vjen në vend të tretë, falë prestigjit që ajo gëzon në diplomacinë ndërkombëtare. Pesëshja mbyllet me spanjishten dhe arabishten.

Gjashtë gjuhët e para janë edhe gjuhët zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Katër të tjerat brenda top 10 përfshijnë portugalishten, gjuhën hindi dhe dy gjuhët amtare të dy superfuqive ekonomike, Gjermanisë dhe Japonisë.

Burimi: Revista Monitor