“iNews”: Shqipëria mes gjashtë destinacioneve të lira për pushime dimërore

10

Ditët e gjata dhe të errëta të janarit janë koha e përkryer për të filluar planifikimin për të udhëtuar në vendet me klimë më të ngrohtë, shkruan Joanna Whitehead në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.

Ndërsa ky muaj shpesh duket i pafund, gjysma e shkurtit është më pak se katër javë larg.

Disa destinacione në Evropën kontinentale gëzojnë temperatura më të larta gjatë dimrit, me një mesatare ditore prej 16°C deri në 17°C dhe reshje të ulëta shiu.

Ju mund të zgjidhni një nga destinaionet e ngrohta dhe me një buxhet të përballueshëm si opsionin më interesant për pushime dimërore në 2024.

Sipas Skyscanner, gjashtë destinacionet në trend për pushime të lira përshijnë; Shqipërinë, Maltën, Qipron, Marokun, Toskanën në Itali, Costa Blanca në Spanjë.

Shqipëria

Shumë vizitorë në Shqipëri preferojnë malet për sporte dimërore, pasi zonat e ulëta kanë një klimë shumë më të butë.

Adhuruesit e arkitekturës mund të eksplorojnë ndërthurjen e ndërtesave të epokës osmane dhe sovjetike në Tiranë, kryeqytetin e vendit, ku mund të vizitojnë gjithashtu Piramidën  (ish-muze dhe ish-bazë e NATO-s), xhaminë e bukur të Et’hem Beut dhe Bunk’Artin, një galeri në një bunker nëntokësor.

Durrësi, një vendpushim veror, është 22 milje larg. Ai është shtëpia e rrënojave arkeologjike, duke përfshirë një amfiteatër romak, i cili përfshin afreske dhe mozaikë.

Fluturimet nga Londra në Tiranë kushtojnë 47 paund me Ryanair, dhe një dhomë dyshe në një hotel me tre yje me pamje nga mali për katër netë ka një kosto prej 133 paund.

/ata.gov.al