Infermieri hero, ecën dy orë në këmbë në mbi 1 metër borë, i shpëton jetën një gruaje

136

Ruzhdi Bruci, infermier, sfidoi borën dhe temperaturat minus dhe nuk mendoi aspak për veten.

Ai udhëtoi dy orë me këmbë, në mbi 1 metër borë, për të kuruar një paciente në Selishtë të Dibrës, që kishte nevojë për ndihmë.

Respekt! Përulemi para teje!

Njoftimi i plotë i D.R.Sh Qarku Diber!

Sot fale punës dhe përkushtimit te infermierit Ruzhdi Bruci pranë Qendrës Shëndetësore Selishte, ku trashësia e bores ka arritur deri ne 1 metër e gjysme, u be e mundur ndërhyrja mjekësore ne kohe për një paciente. Pacientes nga momenti ne moment i rrezikohej jeta, ku si pasoje e një kafshimi nga qeni gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua rende. Infermieri Ruzhdi Bruci duke sfiduar çdo vështirësi te motit ka ecur për dy ore ne këmbë mes një acari dhe te ftohti te pazakonte, ku fale gatishmërisë dhe mjekimit sipas parametrave mjekësore, pacientja është jashtë rrezikut për jetën. Për këtë sakrifice sublime dua te falënderoj Drejtuesin e Qendrës Shëndetësore Selishte Dr. Jetmir Tafen dhe Administratorin e njësisë administrative per nje bashkëpunim tepër korrekt. Këto janë pamjet e këtij momenti tepër human dhe te vështirë!!

D. R.Sh Diber Drejtori Hasan Manja!!