Informacioni rreth detyrimeve tatimore, ngrihet një qendër e posaçme për thirrjet telefonike

186

Njohja me detyrimet tatimore mund të bëhet përmes shërbimit “call center”, pa pagesë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ngritur një qendër të posaçme për thirrjet telefonike, ku përmes numrit 0800 002 subjektet dhe individët nga gjithë vendi mund të njihen në kohë reale për detyrimet korrente dhe të papaguara, gjobat apo të dhëna të tjera që lidhen me administratën fiskale.

Përmes këtij shërbimi, tatimet synojnë uljen e radhëve nëpër sportele dhe shmangien e kontakteve mes administratës dhe qytetarëve, duke minimizuar kështu mundësitë për korrupsion.

Operatorët e qendrës mundësojnë dhe komunikim me “chat online”.