Instalimi i iOS 17.2.1 rregullon një problem madhor në iPhone

14

Përditësimi iOS 17 ka qenë një përditësim i madh, por sasia e problemeve që u shfaqën ndryshuan përshtypjet e përdoruesve rreth platformës.

Fillimisht sistemi operativ debutoi me probleme të mbinxehjes në modelet iPhone 15 Pro. Apple e adresoi këtë problem me versionin iOS 17.0.3.

Tani kompania ka dërguar përditësimin iOS 17.2.1 i cili adreson problemet me konsumin e baterisë në iPhone.

Prezantuar ditën e Marte, kompania nuk specifikoi detajet e përditësimit i cili përmban rregullime dhe përditësime sigurie. Megjithatë shpejt u mësua se përditësimi rregullonte problemet me jetëgjatësinë e baterisë në Japoni dhe Kinë.

Edhe pse nuk përmendet specifikisht, problemi duket se është rregulluar me iOS 17.2.1. Përdoruesit kishin raportuar më herët se bateria konsumohej me shpejtësi.

Apple tashmë ka nisur testimin e iOS 17.3 i cili do të jetë një përditësim i rëndësishëm nisur nga funksionalitetet që do të sjellë si Stolen Device Protection.

/pcworld.al