INSTAT: 61 % e vëllimit të eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha

4

Në vitin 2022 eksportet e mallrave janë 487 miliardë lekë, duke u rritur 32 % krahasuar me vitin 2021. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur 18.7 % krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2022 pesha e eksporteve në vendet e BE është 73.4 % të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 357 miliardë lekë.

Eksportet në vendet e BE u rritën me 34.1 % krahasuar me vitin 2021. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 51.6 % të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 490 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 12,7 %, krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2022 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 210 miliardë lekë, duke u rritur 35.1 % krahasuar me vitin 2021. Ndërsa vlera e importeve nga Italia 206 miliardë lekë, duke u rritur 5.9 % krahasuar me vitin 2021.

Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2022 është 3.604, duke u rritur me 13,2 % krahasuar me vitin 2021. Ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese është 13.137 ndërmarrje, duke u rritur me 8.5 % krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2022, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 80.8 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 27.9 %, krahasuar me vitin 2021. Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2021. Këto ndërmarrje kryejnë 55.6 % të vlerë së importeve, duke u rritur me 19 % krahasuar me 2021.

Për vitin 2022, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (61 %), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (55 %).

Në vitin 2022, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendi partnere. Ato kryejnë 29 %, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner (25 %).

Në vitin 2022, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 55 % vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 6-9 vende partnere (16 %).

/ata.gov.al