INSTAT: 99.8 % e ndërmarrjeve aktive, ndërmarrje të vogla dhe të mesme

11

99.8 % e ndërmarrjeve aktive në vend në vitin 2022 ishin ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi statistikat mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjatë vitit 2022.

Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2022 NVM rritën numrin e të punësuarve me 0.5 %, duke arritur 82.1 % nga 81.6 % që ishte në vitin 2021.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë se 80.1 % të shitjeve neto u realizuan nga NVM nga 79 % të realizuara në vitin 2021.

Krahasuar me BE-në përqindja e NVM është 99.8 %, i njëjtë me BE, përqindja e të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 82.1 % në Shqipëri nga 64.4 % në BE, ndërsa vlera e shtuar e realizuar nga NVM në Shqipëri përbën 78.4 % nga 51.8 % në BE.

/ata.gov.al