INSTAT: Ekonomia u rrit me 2,31%

29

Ekonomia shqiptare vijoi trendin e rritjes edhe në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sipas të dhënave nga INSTAT prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 2,31%, kundrejt rritjes 2,21% në tremujorin e parë 2019.

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë u mbështetet nga një gamë më e gjerë sektorësh ku dominojnë turizmi me shërbimet, aktiviteti tregtar dhe degë të tjera, sidomos telekomunikacioni dhe shërbimet financiare.

INSTAT bën të ditur se ndikimin më pozitiv në rritje e kanë dhënë shërbimet, që ndikuan në 0,71% të rritjes, e nxitur dhe nga turizmi, me hyrjet e të huajve që kanë shënuar një nivel rekord këtë vit. Sektorët e tjerë që ndikuan janë: Administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia me 0,42%, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me një rritje 0,41%.