INSTAT: Kostoja e ndërtimit për banesa u rrit me 4.7%

8

Kostoja e ndërtimit u rrit me 4.7 % në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e dytë arriti 112.8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë.

Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2023 është 4.7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 6.2 %.

Krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Sspenzime materiale” me 5.4 %, pasuar nga grupet “shpenzime energjie” me 5 %, “shpenzime për paga” me 4.9 %, “kosto të tjera” me 4.6 %, “shpenzime transporti” me 4 % dhe “shpenzime makinerie” me 2.9 %.

Brenda grupit “shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 5.8 %, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi” me 5.5 % dhe “materiale elektrike dhe komunikimi” me 4.3 %.

/ata.gov.al